Deta Kokomani në “Miss Universe”, me shqiponjë dhe këngën e Elvana Gjatës

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 15:17 | Showbiz

Bukuroshja shqiptare, Deta Kokomani, ka shkëlqyer në fazën e veshjeve me “motive kombëtare” në Miss Universe. Përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë kompeticion bukuria mbante veshur një fustan kuqezi me simbolin e shqiponjës, ndërsa u prezantua në skenë me këngën e Elvana Gjatës.

Kjo fazë e edicionit të 71-të të Miss Universe, e mbajtur në New Orleans, ishte mahnitëse me gati 90 shtete pjesëmarrëse, përfaqësueset e të cilave shkëlqyen me veshje me motive tradicionale.

Deta Kokomani është 21 vjeçe, nga Durrësi. Ajo u shpall “mbretëresha” e bukurisë shqiptare një vit më parë, ndërsa tashmë përfaqëson vendin tonë në Miss Universe. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/reel/CnT9W4fKDAM/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos