Detaje nga atentati në Shkozet, shënjestra nuk ishte emër i panjohur për Policinë

Nga A2 CNN
3 Prill 2023, 16:00 | Kronikë
Detaje nga atentati në Shkozet, shënjestra nuk ishte emër i

Shënjestra e atentatit të ditës së sotme në Shkozet, ishte Aldi Mustafa. 37-vjeçarit iu vendos lënda plasëse në makinën tip “Volkswagen”, te goma rezervë, por për fat të mirë mundi të shpëtonte pa lëndime.

Mustafa nuk është emër i panjohur për Policinë.

•Ai u arrestua në vitin 2021 pasi kishte planifikuar atentatin e një personi,

•Njihet për miqësinë me Aleksandër Lahon, Rrumin e Shijakut, i cili ishte në të njëjtën makinë me prokurorin Arian Ndoja gjatë atentatit të 1 nëntorit të vitin 2019, ku mbeti i plagosur,

•Gjithashtu ai ka qenë i dënuar i dënuar me 10 vit burg në Gjermani për kanosje dhe drogë.

Atentati i sotëm dyshohet të jetë bërë me telekomandë, pasi objektivi është ndjekur deri sa ka lënë gruan dhe vajzën në banesë dhe në kthim ka ndodhur shpërthimi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/03/shperthim-tritoli-ne-shkozet-hidhet-ne-ere-nje-automjet/
https://a2news.com/2023/04/03/makina-ishte-ne-levizje-publikohet-momenti-i-shperthimit-ne-shkozet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos