Makina ishte në lëvizje, publikohet momenti i shpërthimit në Shkozet

Nga A2 CNN
3 Prill 2023, 15:05 | Kronikë

Janë publikuar pamjet e momentit të shpërthimit të tritolit të vendosur në automjetin që po drejtohej nga Aldi Mustafa në Shkozet të Durrësit.

Makina tip “Golf”, me targa AA079XT, ishte në lëvizje ndërsa ndodhi shpërthimi. Për fat të mirë nuk pati persona të plagosur edhe pse në ato momente ishte duke lëvizur pranë dy automjeteve të tjera.

“Shkozet, Durrës/Informacion paraprak: Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet – Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, njofton Policia e Durrësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos