
Bëhet fjalë për rreth 200 gramë lëndë plasëse të lidhur me telefon.
Gazetarja e A2CNN, Jerola Ziaj, raporton se lënda plasëse e përgatitur në mënyrë artizanale ishte eksploziv i lloji “tritol”.
Policia ka sekuestruar kamerat e Pallatit të Kulturës si dhe të disa bizneseve përreth, por nuk e ka ende të qartë nëse lëndë plasëse i ka rënë ndonjë makine, apo është vendosur në pemë në afërsi të ndonjë makine të parkuar.
Policia shpreson të rindërtojë skenën e ngjarjes nga kamerat e sigurisë nëse kanë identifikuar automjetin apo personin. (A2 Televizion)