
Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë në qytetin e Lushnjes, pasi është përfshirë në një aksident.
Policia bën të ditur se rreth orës 09:40, në fshatin Plug, shtetasi N. R., 53 vjeç, banues në Plug, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës dhe ka ndërruar jetë.
Nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se 53-vjeçari mund të ketë pasur problem shëndetësore para se të aksidentohej. (A2 Televizion)