Detaje të reja për vrasjen e ish-policit në Laç, shkak mund të ketë qenë i biri

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2021, 10:12 | Kronikë
Detaje të reja për vrasjen e ish-policit në Laç, shkak

Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e 60-vjeçarit Xhelal Reçi, mëngjesin e së hënës në qytetin e Laçit.

Policia dyshon se ish-efektivi i policisë është ekzekutuar për shkak të të birit të tij Besnikut, i cili njihej si problematik në zonë.

Kjo është pista kryesore ku po hetohet për momentin, ndërsa po krijohen lidhjet me atentatin e dështuar për eliminimin e tij fizik të një viti më parë.

Sipas të dhënave Besnik Reçi kishte krijuar konflikte me shumë persona në Laç e më gjerë. I ati, me eksperiencën e ish-policit është munduar disa herë për të shuar problemet e të birit dhe ka ndërhyrë tek personat me të cilët ka pasur probleme, por siç duket nuk ia ka dalë.

60-vjeçari Xhelal Reçi u ekzekutua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit ndërsa po shkonte në biznesin e tij, ndërkohë që një makinë e djegur u gjet disa momente më pas dhe mendohet se iu përkiste autorëve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/01/ish-polici-gjendet-i-vrare-ne-lac-autoret-djegin-automjetin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos