Ish-polici gjendet i vrarë në Laç, autorët djegin automjetin

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2021, 08:21 | Kronikë

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri rreth orës 07:23, në një nga rrugët kryesore të qytetit të Laçit, pranë biznesit të tij.

Sipas Policisë së Shtetit, viktima është Xhelal Reçi 60 vjeç, ish-oficer policie, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë kanë shkuar grupe të FNSH-së.

Në afërsi të lumit, është gjetur dhe një makinë e djegur që mendohet se ka lidhje me ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos