Tragjedi në bregdet, babai dhe dy djemtë e mitur mbyten në plazhin e Vilë-Boshtovës

Nga A2 CNN
9 Korrik 2023, 14:17 | Kronikë
Tragjedi në bregdet, babai dhe dy djemtë e mitur mbyten në

Një tragjedi është regjistruar në bregdetin shqiptar në mesditën e kësaj të diele. Autoritetet bëjnë me dije se tre shtetas nga Tirana janë mbytur në det, në plazhin e Vilë-Bashtovës.

Mësohet se babai ka qenë duke notuar në det së bashku me dy djemtë e mitur, por nuk ia kanë dalë të arrijnë në breg për shkak të rrymave detare. Viktima është identifikuar si shtetasi Elvis Halilaj, 55 vjeçar.

"Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos