
Policia e Tiranës njofton se ka vënë në hetim një 46-vjecare, e cila shfrytëzonte fëmijët e saj për të lypur. Shtetasja me iniciale V.K. është konstatuar në bulevardin “Nënë Tereza”, së bashku me dy fëmijët e saj.
Policia apelon të gjithë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të mos i shfrytëzojnë ata për këtë aktivitet, pasi do të përballen me ligjin.
“Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur, procedohet penalisht 46-vjeçarja. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në zbatim të planit të masave të përbashkët me Bashkinë Tiranë, për parandalimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge, të cilët shfrytëzohen për të lypur, kanë vijuar kontrollet në zona të ndryshme të Tiranës dhe kanë evidentuar një rast të kësaj paligjshmërie.” (A2 Televizion)
Njoftimi i Policisë së Tiranës