Deti me dallgë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2021, 10:41 | Aktualitet

Kapiteneria e Vlorës njofton se për shkak të situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj është e ndaluar dhënia e leje-nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese, si dhe anijet e peshkimit që operojnë në këtë zonë.

Sipas Kapitenerisë, për dy ditët në vijim, pritet erë e fortë dhe det me dallgë në Gjirin e Vlorës, ndërsa përmirësimi i situatës meteorologjike pritet të ndodhë në mëngjes të 28 dhjetorit.

Me kushtet hidrometeorologjike te parashikuara, trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë nuk ka pezullime për kryerjen e aktivitetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos