
Banorët e një pallati në Bilisht janë evakuuar pasi ka marrë flakë çatia e godinës.
Flakët janë përhapur nga oxhaku i pallatit. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Bashkisë Devoll, si dhe përforcime nga Korça.
Sipas dëshmive, zjarri duket tashmë i izoluar. (A2 Televizion)