Dha alarmin në det, Roja Bregdetare i vjen në ndihmë gomones me 2 persona

Nga A2 CNN
23 Korrik 2019, 08:28 | Kronikë

Roja Bregdetare u ka ardhur në ndihmë dy personave në një gomone që kishte pësuar një defekt në det të hapur.

Gomonia “Stuhia 1375”kishte dhënë alarmin gjatë natës pas një defekti në motor dhe në sistemin e drejtimit.

Roja Bregdetare nisi një operacion shpëtimi pas marrjes së alarmit rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të hënës. Policia mori në pyetje më pas dy personat që gjendeshin në bord dhe po heton nëse gomonia është përdorur apo mund të përdorej për trafik të lëndëve narkotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos