Dha dëshmi kontradiktore në gjykatë, arrestohet një nga dëshmitarët e çështjes "Paplekaj"

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 17:16 | Kronikë
Dha dëshmi kontradiktore në gjykatë, arrestohet një nga

Arrestohet një nga dëshmitarët në çështjen “Paplekaj”. Dëshmitari Miles Kurti është arrestuar pas daljes nga salla e gjyqit, pasi dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit. Në deklaratën e tij e parë, ai dha dëshmi tjetër e cila nuk përputhet me deklaratën dhënë sot, por edhe në mospërputhje me pamje filmike që prokuroria tashmë posedon nga vendi i ngjarjes.

Duke theksuar se deklaratat e tij kontradiktore janë të qëllimshme dhe synojmë pengimin e hetimeve gjykata vendosi arrestimin e tij, masë e cila u zbatua nga policia menjëherë pas daljes nga seanca. Dyshohet se gjatë seancës së sotme ka qenë edhe nën efektin e alkoolit dhe ka ofenduar edhe trupën gjykuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos