
3 makina janë shkrumbuar si pasojë e një zjarri në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja është regjistruar në lagjen "5 Maji", ku ka rënë zjarr dhe është djegur mjeti tip "Benz", në pronësi të shtetasit D. T. i parkuar në parkimin e pallatit.
Si pasojë e flakëve të zjarrit, janë dëmtuar lehtë edhe 2 mjete të tjera, të parkuara aty pranë.
Grupit hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit. (A2 Televizion)