
Detaje të reja kanë dalë për vdekjen e 48-vjeçarit Elton Tahiri, i cili u gjet i pajetë, disa ditë më parë, në afërsi të përroit të Limuthit në fshatin Bërxullë.
Pas hetimeve, policia ka vënë në pranga dhe një 47-vjeçar, shok me viktimën, i cili ka qenë me të në momentin që ai ndërroi jetë.
Sipas policisë, Elton Tahiri dhe M.H. kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike në banesën e këtij të fundit, ku 48-vjeçari është ndjerë keq dhe më pas ka ndërruar jetë.
Në panik e sipër M.H. nuk ka bërë kallëzim në polici, por e transportoi trupin e pajetë të shokut të tij, nga banesa në afërsi të përroit të Limuthit.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. H., shërbimet e Policisë kanë sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe automjeti i përdorur për transportimin e trupit të pajetë. (A2 Televizion)