All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Dhëndri bëhet viral, zbulon në fjalimin e dasmës se nusja e tradhtonte! Iu jep të ftuarve prova (VIDEO)

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 21:59 | Bota
Dhëndri bëhet viral, zbulon në fjalimin e dasmës se nusja e
All - Paragraf - 1

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë dhe kështu ka ndodhur edhe me një burrë i cili kishte zbuluar se gruaja e tradhtonte. E pas kësaj, ai u hakmor në mënyrën më të fortë të mundshme. I riu vendosi të martohej me gruan dhe t’ua rrëfente të gjithë të ftuarve historinë e tij ditën e dasmës.

Për këtë e kishte planin e mirëmenduar. Në çdo tavolinë, kishte nga një zarf ku ishin fotot e vajzës me partnerin e ri, që ajo e tradhtonte. Pas fjalimit që i la gojëhapur të ftuarit, ai i ftoi që të hapnin zarfet për të konfirmuar se nuk gënjente. Më pas mori familjen dhe u largua nga festa duke lënë nusen që të paguante faturat.

All - Paragraf - 3

Kjo histori është treguar nga një planifikuese dasmash dhe më pas është publikuar në TikTok. Rrëfimi ka marrë shumë klikime, ku kishte nga ato që i jepnin të drejtë dhëndrit, por nuk kanë munguar edhe të tjerë që e kanë parë me skepticizëm historinë. (A2 Televizion)

https://youtu.be/tzHGrFI137M
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos