Panik për Rishi Sunak! Makina përplaset me portat e kryeministrisë, një i arrestuar

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 18:56 | Bota
Panik për Rishi Sunak! Makina përplaset me portat e

Një makinë është përplasur në portat e Downing Street në Londër, rezidenca zyrtare e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Lajmi është bërë i ditur nga Sky News, sipas të cilit një person është arrestuar, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Trafiku është bllokuar dhe zona përreth e Whitehall, ku ndodhen zyrat e qeverisë, është rrethuar nga efektivët. Një kalimtar ka filmuar skenën me smartfonin e tij, e ndërsa nga sa raportojnë mediat britanike Kryeministri Rishi Sunak ishte në Downing Street në momentin e përplasjes.

Oficerët e armatosur që ruanin hyrjen e rezidencës së kryeministrit britanik arrestuan drejtuesin e makinës.

“Rreth orës 16:20 një makinë u përplas me portat e Downing Street në Whitehall. Oficerët e armatosur arrestuan një burrë në vendngjarje nën dyshimin për dëmtim kriminal dhe drejtim të rrezikshëm. Nuk raportohet për të lënduar. Hetimet janë në vazhdim”, tha policia në një deklaratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos