Dhia “kriminele”, shkatërron dokumentet e polices dhe e godet me brirë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2020, 09:03 | Lifestyle

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një oficereje policie ndërsa ishte duke kryer detyrën e saj në Goergia.

E ndërsa dorëzoi disa dokumente zyrtare në një banesë, efektivja u kthye në makinë dhe pa se brenda saj kishte hyrë një dhi që po hante pjesën tjetër të dokumenteve që kishin mbetur aty.

Oficerja u mundua që ta nxirrte kafshën nga makina dhe ndërsa ajo doli e goditi me kokë duke e hedhur në tokë.

Departamenti i Sherifit në Douglas County raporton se efektivja nuk ka mbetur e lënduar në këtë ngjarje e çuditshme, e cila u filmua e gjitha nga kamera e saj e trupit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos