
Policia ka nisur një operacion blic në qytetin e Vlorës.
Prej ditësh është bërë një plan masash lidhur me personat në kërkim apo personat me rrezikshmëri
Po kontrollohen imtësisht makinat e shtrenjta, ndërsa janë ngritur postblloqe në lagje të qytetit ku dyshohet se strehohen persona me rrezikshmëri të lartë.
Burime për A2 theksojnë se operacioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. (A2 Televizion)