
Dhjetëra qytetarë janë përgjigjur në thirrjen për protestë tek ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, pavarësisht thirrjeve të institucioneve të Kosovës për të mos e bërë këtë.
Thirrja për protestë është bërë përmes rrjeteve sociale dhe Policia e Kosovës ka deklaruar se e njëjta po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta.
Autoritetet ligjzbatuese dyshojnë se disa profile të rreme po bëjnë thirrje për një tubim, në një lëvizje që policia e cilëson si provokim. Në një prej thirrjeve për manifestim shkruhet se shqiptarët duhet të grumbullohen në Urën e Ibrit, me flamuj, sende të forta dhe mundësisht të jenë të gatshëm të përleshen me çdo serb që iu del përpara. (A2 Televizion)