Thirrje në rrjetet sociale për protestë të shqiptarëve në veri të Kosovës, Policia: Mos bini pre e provokimeve

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 10:31 | Kosova

Policia e Kosovës ka dalë me një deklaratë për shtyp përmes së cilës iu bën thirrje qytetarëve që të mos iu përgjigjen postimeve në disa rrjete sociale që ftojnë një protestë të madhe në veri të Kosovës.

Autoritetet ligjzbatuese dyshojnë se disa profile të rreme po bëjnë thirrje për një tubim në urën e Ibrit, në një lëvizje që policia e cilëson si provokim.

Në një prej thirrjeve për manifestim shkruhet se shqiptarët duhet të grumbullohen në Urën e Ibrit, me flamuj, sende të forta dhe mundësisht të jenë të gatshëm të përleshen me çdo serb që iu del përpara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos