Komandanti i KFOR-it: Po të mos kishim ndërhyrë në veri, do numëronim viktima

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 08:14 | Kosova
Komandanti i KFOR-it: Po të mos kishim ndërhyrë në veri, do

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, gjatë një interviste për mediat italiane, deklaroi se nëse ushtarët e tij nuk do të ndërhynin në veri të Kosovës, tashmë do të ishim duke mbajtur zi për viktimat.

“Siç e dini, tridhjetë ushtarë të KFOR-it, 19 hungarezë dhe 11 italianë, pësuan një sulm gueril të hënën, më 29 maj. Jam pranë tyre dhe familjeve në këto momente të vështira. Nëntë nga italianët janë në strukturën spitalore “Camp Villaggio Italia”, një është shtruar në një strukturë në Prishtinë dhe një tjetër në Shkup. Mund të them se asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën, do të shërohen shpejt”, tha Ristuccia.

Ushtaraku i lartë nuk la pa përshkruar dhe mënyrën sesi ndodhi përplasja në Zveçan. Sipas tij, brenda turmës kishte njerëz që jepnin direktiva për akte dhune.

I pyetur se nëse ka vënë re praninë e mercenarëve rusë, Wagner, për të cilët u tha se ishin nisur për në Kosovë, komandanti i KFOR-it tha se, deri tani, nuk ka asnjë dëshmi për praninë e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos