700 trupa rrugës për në Kosovë, Stoltenberg: Gati të dërgojmë më shumë

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 10:12 | Kosova
700 trupa rrugës për në Kosovë, Stoltenberg: Gati të

“NATO është e gatshme të dërgojë më shumë trupa në Kosovë për të qetësuar situatën në veriun e banuar me shumicë serbe”.

Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, teksa shtoi se 700 trupat e parë tashmë janë rrugës për në Kosovë, pas incidenteve të ditëve të fundit.

"NATO-ja do të mbetet vigjilente. Ne do të jemi atje për të siguruar një mjedis të sigurt, si dhe për të qetësuar dhe ulur tensionet", u tha Stoltenberg gazetarëve në prag të samitit të ministrave të Jashtëm në Oslo.

NATO vendosi ta shtojë me 700 trupa misionin e saj prej 4000 trupash në Kosovë pasi 30 paqeruajtës u plagosën gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në komunën e Zveçanit, më 29 maj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos