
Kina ka nisur një fushatë të re propagande në lidhje me vaksinën e koronavirusit të prodhuar nga kompania Pfizer dhe rreth origjinës së virusit që tashmë është kthyer në një nga çështjet kryesore.
E gjithë kjo fushatë përkon në të njëjtin moment kur ekipi i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nisi një hetim në Wuhan, aty ku u raportuan për herë të parë dhe rastet me koronavirus.
Në një kohë kur vaksina e Pfizer është duke u shpërndarë në të gjithë botë, Komunistët Kinezë kanë nisur të shpërndajnë lajme të rreme në lidhje me njerëzit që vdesin sapo vaksinohen me vaksinën amerikane.
Në mediat sociale, hashtagu "American's Ft. Detrick", e krijuar nga liga komuniste e të rinjve u ndoq nga 1.4 miliardë persona javën e kaluar pasi Pekini kërkoi një hetim të OBSH në një laborator armë biologjike në Maryland.
Deklaratat e Pekinit erdhën pas një dëshmie të inteligjencës në Uashington këtë muaj ku thuhej se punëtorët e institutit të Virologjisë së Wuhan shfaqën simptoma të ngjashme me atë të koronavirusit në vjeshtën e vitit 2019. (A2 Televizion)