
Dhuna ndaj arbitrit Eldorian Hamiti në Kamzë i tronditi të gjithë, por detajet më të fundit tregojnë se ngjarja ishte edhe më e tmerrshme nga ajo që u mendua. Gjyqtari u dhunua nga tifozët, drejtuesit e Kamzës, ndërsa skena më shokuese ishte një prej agresorëve me një gur në dorë, që goditi në kokë Hamitin.
Pamjet u publikuan për herë të parë nga Supersport, transmetuesi i licensuar i Kategorisë Superiore. Eldorian Hamiti vuajti pasojat e kësaj dhune barbare: gjendja e arbitrit ishte shumë e rënduar. Pavarësisht kësaj, policia e mbajti gjatë në stadium, për të bërë denoncimin.
Më pas, Hamiti u transferua në spitalin ushtarak në kryeqyet, sërish në gjendje të rënduar. Aty arbitri qëndroi deri pranë mesnatës, dhe me gjendjen shëndetësore që u përmirësua, ai u lejua nga mjekët të kthehej në shtëpi. (A2 Televizion)