
Liverpooli ka hedhur një hap të gabuar këtë javë në Premier League, i cili mund t’i kushtojë në vazhdim në luftën për titull kampion, ku tashmë në krye me një pikë më shumë është Manchester City i Guardiolas.
“The Reds” u ndal në një barazim pa gola në transfertën e Everton-it.
Skuadra e drejtuar nga gjermani Jurgen Klopp e dominoi takimin duke krijuar raste të shumta për shënim, por vendasit arritën të mbroheshin mirë dhe morën një pikë me vlerë nga kjo ndeshje.
Edhe në këtë takim, Shaqirit nuk iu besua asnjë minutë, duke qëndruar gjatë gjithë kohës në stol. (A2 Televizion)