Dhuna në Porto-Sporting, Pepe rrezikon deri në dy vjet pezullim

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 17:03 | Futboll
Dhuna në Porto-Sporting, Pepe rrezikon deri në dy vjet pezullim

Një karrierë e shkëlqyer, e cila rrezikon të mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme. Mbrojtësi portugez, Pepe rrezikon deri në dy vjet pezullim, pas ngjarjeve të dhunshme në supersfidën ndërmjet Portos dhe Sportingut të Lisbonës.

38-vjeçari ishte mes lojtarëve më aktivë në sherrin masiv që shpërtheu, teksa u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Pepe akuzohet se ka goditur me shkelm një prej trajnerëve të Sportingut, veprim i cili klasifikohet te “sjellja e dhunshme” dhe dënohet me pezullim nga dy muaj deri në dy vjet nga aktiviteti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos