FIFA merr vendimin për duelin Brazil-Argjentinë

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 12:54 | Futboll
FIFA merr vendimin për duelin Brazil-Argjentinë

Ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme për kualifikueset e “Katar 2022”, do të riluhet.

Ka qenë ky vendimi i fundit nga FIFA për klasiken e futbollit në Amerikën e Jugut.

Dueli ishte anuluar për shkak të disa problemeve me lojtarët argjentinas, të cilët nuk u lejuan të hynin në territorin brazilian për mosrespektim të rregullave kundër pandemisë.

Pas shumë tentativash, ishte policia e cila shkoi t’i deportonte në stadium, pak minuta pasi kishte nisur ndeshja. Katër lojtarët kishin qenë në Britaninë e Madhe, vend i cili në atë kohë konsiderohej me rrezikshmëri të lartë nga Brazili dhe duhet të karantinoheshin për 14 ditë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos