
Tirana vijon me formën e shkëlqyer në kategorinë Superiore, duke udhëhequr e sigurt kampionatin.
Në ndeshjen e javës së 20-të të luajtur këtë të hënë ndaj Egnatias, bardheblutë arritën të triumfojnë 2-0, me gola të shënuar në fillim dhe në fund të ndeshjes, përkatësisht me Xhixhen dhe Hotin.
Pas kësaj fitoreje, Tirana shkon në kuotën e 46 pikëve, duke e çuar sërish në 6 pikë diferencën ndaj Laçi i vendit të dytë.
Ndeshja e radhës për Tiranën do të jetë ditën e shtunë në transfertë ndaj Kastriotit. (A2 Televizion)