Muriqi, protagonist në dy golat e Mallorca. Mediat e vlerësojnë me notën e lartë

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 08:16 | Futboll
Muriqi, protagonist në dy golat e Mallorca. Mediat e vlerësojnë

Vedat Muriqi ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren 3-2 të Mallorca ndaj Athletic Bilbao. Futbollisti i Kosovës, dhuroi asistin në golin e dytë, duke i dhënë siguri skuadrës.

Por, spektakli i lojtarit dardan, nuk u ndal me kaq, pasi edhe pas barazimit nga Bilbao, ai ishte protagonist dhe në aksionin e golit të tretë dhe të fitores, duke bërë që te Mallorca të shpërthente festa.  

Nga mediat spanjolle, ai u vlerësua me notën 7.5, dhe si një ndër futbollistët më të mirë në fushën e blertë.

Në dy ndeshjet e tij në La liga, Muriqi ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë dy asiste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos