Nën akuzë për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, rrihet në burg një nga të dyshuarit

Nga A2 CNN
7 Shtator 2022, 21:11 | Kosova
Nën akuzë për përdhunimin e 11-vjeçares në

Mediat kosovare raportojnë se një prej të dyshuarve të ndaluar për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, është dhunuar rëndë nga të dënuarit e tjerë në ambientet e paraburgimit ku po mbahet.

26-vjeçari, Ekrem Rexhepi është sulmuar fizikisht nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë dhe për këtë arsye është transferuar në burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i të dyshuarit i cili shton se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë dhe se klienti refuzon të tregojë sesi ka ndodhur ngjarja.

“Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi është sulmuar nga të burgosurit e tjerë. Transferimi ka ndodh meqenëse i është rrezikuar edhe jeta”,  tha avokati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos