Leo Messi joshet nga aventura amerikane

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 13:54 | Futboll
Leo Messi joshet nga aventura amerikane

Rinovimi i kontratës së Lionel Mesit me PSG ka ngecur. Negociatat ndërmjet babait të argjentinasit dhe klubit francez nuk shkuan sipas parashikimeve.

Marrëveshja përfundon në qershor dhe kampioni i botës ende nuk e ka pranuar ofertën për rinovim që i është paraqitur.

Në ditët e ardhshme është parashikuar një tjetër takim, por Messi tundohet nga aventura tek Inter Miami, në Amerikë.

Edhe pse në Paris shprehen optimistë, sulmuesi po e shqyrton seriozisht idenë për të luajtur në klubin e Devid Bekham. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos