Tragjedia në Turqi, Vllaznia dhuron për të prekurit arkëtimin e triumfit ndaj Tiranës

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 14:37 | Futboll

Tërmeti në Turqi dhe Siri ka tronditur opinionin publik. Më shumë se 40 mijë janë viktimat deri më tani dhe me mijëra të tjerë janë të plagosur.

Një gjest simbolik vjen edhe nga sporti shqiptar. Është pikërisht Vllaznia ekipi që sot ka njoftuar një donacion prej pak më shumë se 15 mijë euro, që përkon me të ardhurat e ndeshjes kundër Tiranës rivale.

“Me këtë rast, Klubi falënderon përzemërsisht të gjithë tifozët kuq e blu për këtë shprehje të jashtëzakonshme solidarizimi, si dhe të gjithë të tjerët që nuk ishin prezent në stadium, por ndërmjet blerjes së biletave kontribuuan në mbledhjen e kësaj shume”, shkruan klubi në faqen zyrtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos