Dhunë në Kuvendin e Kosovës, sulmohet Albin Kurti

Nga A2 CNN
13 Korrik 2023, 11:32 | Kosova
Dhunë në Kuvendin e Kosovës, sulmohet Albin Kurti

Ka degjeneruar në dhunë seanca e kësaj të enjteje në Kuvendin e Kosovës në kohën kur Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalën e tij në foltore.

Fillimisht, në drejtim të Albin Kurtit u hodh ujë nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ndërsa pas ndërhyrjes edhe të ministrave, situata ka degjeneruar në përplasje fizike.

Kryetari i Kuvendit ,Glauk Konjufca, ka kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe pasi efektivët janë futur në sallë situata është qetësuar.

Kjo ngjarje në Kuvendin e Kosovës vjen në një moment kur Policia e Kosovës ka nisur t’i reduktojë trupat e saj në objektet komunale në veri të vendit, pas pranimit të vendimit të qeverisë. Reduktimi i forcave policore ka ndodhur para mesnatës së mbrëmshme, ndërsa këto lëvizje janë zhvilluar paralelisht nga komunat Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se ka filluar të implementohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e njësisë speciale nga veriu. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/13/nis-reduktimi-i-forcave-policore-ne-objektet-komunale-ne-veri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos