Nis reduktimi i forcave policore në objektet komunale në veri

Nga A2 CNN
13 Korrik 2023, 08:22 | Kosova
Nis reduktimi i forcave policore në objektet komunale në veri

Policia e Kosovës ka nisur t’i reduktojë trupat e saj në objektet komunale në veri të vendit, pas pranimit të vendimit të qeverisë.

Reduktimi i forcave policore ka ndodhur para mesnatës së mbrëmshme, ndërsa këto lëvizje janë zhvilluar paralelisht nga komunat Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se ka filluar të implementohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e njësisë speciale nga veriu.

“Po, ka filluar reduktimi i njësive policore nga komunat ku kemi qenë prezentë. Gjatë ditës së sotme, pritet të përfundojë operacioni”, ka thënë për KosovaPress nënkoloneli Elshani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos