Dhunë në Kuvendin e RMV, deputeti qëllon kolegët me sende të forta: Më provokuan

Nga A2 CNN
28 Qershor 2022, 13:45 | Ballkani
Dhunë në Kuvendin e RMV, deputeti qëllon kolegët me sende

Në kuvendin e Maqedonisë së Veriut pati përplasje fizike dhe debate me tone të larta. Kryetari i Komisionit për Çështje Europiane, Arbër Ademi, nga Bashkimi Demokratik për Integrim në pushtet, qëlloi me sende të forta deputetë të opozitës nga VMRO-DPMNE dhe Aleancës për Shqiptarët.

Momentet e tensionit erdhën pasi opozitarët kërkuan fjalën për rendin e ditës, ndërsa diskutohej për projekt-ligjin që do të zgjasë punën e gjyqtarëve deri në moshën 67-vjeçare.

Kryetari u nervozua në momentin kur në tryezën e tij iu afruan opozitarët duke i prishur dhe mikrofonin. Ademi shprehu keqardhje për incidentin, ndërsa tha se reagoi ndaj një provokimi të opozitës, që sipas tij, kishte për bazë agjendat e huaja që kanë për qëllim destabilizimin e vendit.

Partitë opozitare e akuzuan atë për sjellje të dhunshme dhe vulgare. BDI i doli në mbrojtje Ademit duke theksuar përmes një komunikate se VMRO dhe Aleanca për Shqiptarët mbrojnë krimin dhe dhunën në kuvend. (A2 Televizion)

https://youtu.be/oEcdde5lisk

A2 CNN Livestream

Latest Videos