Ishulli turistik spanjoll i Tenerifes u kthye në fushëbetejë mes huliganëve anglezë dhe atyre të Uellsit mbrëmjen e së premtes, ndërsa kombëtarja e “Tre Luanëve” luante ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mijëra tifozë anglezë dhe uellsianë kanë vendosur që ta ndjekin Botërorin në Tenerife të Spanjës.
Shumë prej tyre, duke abuzuar edhe me pijet alkoolike, janë përleshur mes tyre. Në një video të bërë publike në rrjetet sociale, një grup të rinjsh, shumë prej të cilëve gjysmë të zhveshur, janë përplasur me një grup personazh që dukshin më në moshë.
Përleshjet ishin të dhunshme mes tyre, grushte, shkelma, karrige, e sende të tjera të forta, janë përdorur nga tifozët për të goditur rivalët.
Amerika do të luajë ndeshjen e fundit në grup ndaj Uellsit, në të cilën do t’i mjaftonte edhe një barazim për të kaluar në raundin tjetër të Kupës së Botës. (A2 Televizion)