'Dhunë policore', Gjunkshi: AP faktoi denoncimet e PD në zgjedhje

Nga A2 CNN
16 Korrik 2019, 18:50 | Politikë
'Dhunë policore', Gjunkshi: AP faktoi denoncimet e PD në

Partia Demokratikë thotë se denoncimet e bëra prej saj për dhunë policore në zgjedhjet e 30 qershorit janë faktuar në raportin e Avokatit të Popullit. Nga Selia Blu, Xhemal Gjunkshi akuzoi Ramën se i dha pushtet personave të përfshirë në dosjen 184 për vjedhje votash në Dibër.

“Avokati I Popullit ka konstatuar se mosdërgimi i të arrestuarve në gjykatë në datën e kërkuar prej saj do të thotë se policia ka konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Policët dhe drejtuesit e inkriminuar të Policisë së Shtetit, të kapur me zë dhe figurë në dosjen 184 në vend që të jenë pas hekurave apo të larguar nga detyra, janë graduar nga qeveria e Edi Ramës dhe kanë pasur licencë për të dhunuar dhe terrorizuar popullin e Dibrës. Ligji ka për të vepruar me ashpërsinë më të madhe ndaj banditëve me apo pa uniformë në Dibër dhe të gjithë Shqipërinë”, deklaroi Xhemal Gjunkshi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos