Dhunë, zhvatje e lidhje me mafien, dhjetëra të arrestuar nga ultrasit e Juves

Nga A2 CNN
27 Shtator 2019, 13:15 | Futboll

Tifozëve ultras të Juventusit, që u përfshinë në operacionin policor “Baneri i fundit” në mesin e muajit shtator, iu është ndaluar hyrja në stadium për 10 vitet e ardhshme.

38 persona mbeten nën arrest, ndërsa 6 të tjerë kanë përfunduar pas hekurave pasi për herë të parë janë gjetur prova konkrete të lidhjeve me krimin, zhvatjes, pastrimit të parave dhe dhunës.

Prokuroria italiane tregon se ky nuk është një rast i izoluar, por mbetet rrezik për shumë klube italiane të cilat e kanë denoncuar këtë problematikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos