
Një ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në burgun e Dubravës në Istog të Kosovës, ku pesë të burgosur janë bërë bashkë dhe kanë dhunuar një tjetër të burgosur, duke i shkaktuar atij lëndime të rënda trupore.
I lënduari është dërguar në qendrën shëndetësore të burgut për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa raportohet se ka marrë vetëm disa plagë si pasojë e goditjeve, por pa rrezik për jetën.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit në fjalë dhe shkaqeve që shtyjnë 5 të burgosurit të ndërmarrin këtë akt dhune ndaj një personi të vetëm.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar- i burgosur, pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, po ashtu të burgosur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. (A2 Televizion)