Një person ka humbur jetën në bulevardin "Zhan D'ark', pranë Ministrisë së Jashtme, pasi i ka vënë flakën vetes me lëndë djegëse.
Sipas të dhënave paraprake, viktima është një endacak, por që nuk dihen ende shkaqet që e detyruan atë të ndërmarrë aktin e vetëflijimit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)