Diabetikët në Shqipëri, Toro: Na kanë hequr ndihmën ekonomike, në spital nuk ndjekin protokollet, shkojmë te privati

Nga A2 CNN
17 Shtator 2020, 09:30 | Sociale
Diabetikët në Shqipëri, Toro: Na kanë hequr ndihmën

Janë 75 mijë persona që vuajnë pasojat e diabetit në Shqipëri. Shifra shumë të larta, krahasuar me popullsinë e vendit, edhe pse janë shumë ata që nuk regjistrohen për mosnjohuri dhe frikë.

Është edhe një sëmundje që ka kostot e saj. Sipas Asim Toros, drejtuesit të Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, “kostot janë marramendëse, por ne në Shqipëri nuk bëjmë zë. Këtu të përcjellin me një buzëqeshje ironike sa herë parashtrojmë një problem”.

 Sipas tij, shteti jepte 1/3 e ndihmës ekonomike,  por tani  “me një skemë të çmendur, ka rreth një vit e gjysmë që nuk jepet ndihma, Ministria bën lojëra fjalësh dhe nuk ka informuar për asnjë benefit të këtij projekti. Gjithçka i  është lënë parimit të ‘rrugës së hapur’, pra duhet të merren të gjitha shërbimet në spital. Por protokollet realisht nuk zbatohen, nuk ka age, nuk ka reagjentë, po detyrohemi të shkojmë në klinikat private, por duhet t’i paguash”.

Sipas Toros, edhe në pjesën e punësimit, vërehet sipas tij një diskriminim në rritje për personat me diabet në ambientet e punës, edhe pse asnjë nuk ka kurajë të denoncojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos