Urgjencat kirurgjikale, zbulohet plani për dimrin

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 15:03 | Sociale
Urgjencat kirurgjikale, zbulohet plani për dimrin

Të gjitha operacionet urgjente të QSUT dhe Sanatoriumit do të kryhen në Spitalin e Traumës në Laprakë.

Me fillimin e virozave dhe praninë e koronavirusit, qendra spitalore “Nënë Tereza” është planifikuar për të përballuar një fluks të shtuar pacientësh. Ndërsa në Spitalin Ushtarak, veç traumave, mjekët aktualë do të kryejnë dhe urgjencat kirurgjikale. 

Me fillimin e pandemisë në Spitalin e Traumës janë kryer mbi 500 operacione në muaj, përfshirë edhe traumat. Për drejtuesit e Spitalit Ushtarak, kjo është ngarkesë e shtuar ndaj sipas tyre nevojitet staf ndihmës dhe pajisjet e tjera mjekësore.

Aktualisht, në Spitalin e Traumës nuk ka staf të infektuar me koronavirus. Ndërsa urgjencat kirurgjikale konsiderohen raste pozitive dhe stafi mjekësor ndjek protokollin e veçantë për t’u mbrojtur nga infektimi.

Ndërsa për ndërhyrjet e planifikuara pacienti i nënshtrohet kontrolleve edhe për Covid. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos