“Dialog” në Slloveni, Lajcak takon Kurtin dhe Vucic, diskutim për të ardhmen

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 10:48 | Kosova
“Dialog” në Slloveni, Lajcak takon Kurtin dhe Vucic, diskutim

Ndërmjetësuesi europian për dialogun, Miroslav Lajcak, zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic.

“Në Forumin Strategjik të Bledit, unë pata dy takime të ndara të rëndësishme dhe thelbësore me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar hapat e ardhshëm në javët e ardhshme në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, shkruan diplomati sllovak në rrjetin social të Twitter.

Më herët, vetë Kurti tha se beson që takimi i tretë me Vucic të ndodhë gjatë vjeshtës. Ndërsa presidenti serb shprehu shqetësim se Kosova do të nisë me lobimin për njohje pas datës 4 shtator, kur përfundon afati nga marrëveshja e Uashingtonit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/01/vucic-shqetesohet-nga-njohjet-kurti-pret-qe-dialogu-me-serbine-te-vazhdoje-ne-vjeshte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos