“Dialogu është zgjidhja”, Rama: Shembulli më i mirë është marrëveshja Greqi-Maqedoni e Veriut

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 10:15 | Politikë
“Dialogu është zgjidhja”, Rama: Shembulli më i

Mosmarrëveshjet zgjidhen me dialog. Ky është mesazhi që kryeministri shqiptar Edi Rama përcolli nga forumi i “The Economist” në Athinë. Për ta ilustruar, shembullin e gjeti shumë pranë Shqipërisë, duke iu referuar arritjes së marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ne nuk kemi një alternativë tjetër, e vetmja është të jemi pjesë e Bashkimit Europian. Megjithatë, besoj se ka një potencial për të çliruar e për të ecur përpara duke mbyllur hendeqet e së shkuarës. Mendoj që lajmi më i mirë është se mosmarrëveshjet mund të zgjidhen së bashku dhe dialogu është i vetmi instrument. Një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe është zgjidhja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ishte historike dhe një mësim për të gjithë”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos