Dialogu Kosovë-Serbi, Biden: Të ketë njohje reciproke, SHBA nuk bashkëpunoi me BE

Nga A2 CNN
11 Korrik 2020, 12:48 | Aktualitet

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Joe, Biden, përmes një deklarate të publikuar të premten ka përshëndetur rifillimin e dialogut midis palëve kosovare edhe serbe, për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Sipas Biden është nevojshme “një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të çonte në njohjen e ndërsjellë, ruajtjen e sovranitetin dhe integritetit territorial të dy vendeve dhe forcimin e institucioneve të tyre demokratike”, që do t’i hapte rrugën e anëtarësimit në BE të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor. Biden kritikoi administratën e presidentit Donald Trump se “nuk ka arritur të bashkërendojë me emisarët evropianë, të cilët kanë ndërmjetësuar dialogun mes dy vendeve për afro një dekadë”. Sipas Biden, në qoftë se zgjidhet president, administrata e tij “do të punojë për paqen dhe sigurinë në Evropën juglindore dhe do të bashkëpunojë me partnerët e BE-së për ta bërë këtë ëndërr realitet”. Richard Grenell, përfaqësuesi i Trump në bisedimet Kosovë-Serbi, reagoi ndaj deklaratës duke e akuzuar Biden se po e politizon procesin dhe se “asgjë nuk do të avancojë para zgjedhjeve të nëntorit dhe se populli i Kosovës dhe Serbisë do të detyrohen të presin përsëri që të mos përdoren nga politikanët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos