All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Marrëveshja finale, çështje muajsh

Nga A2 CNN
12 Tetor 2020, 18:59 | Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Marrëveshja finale, çështje
All - Paragraf - 1

Një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet për çështje muajsh dhe jo vitesh.

Deklarata erdhi nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, i cili shton se procesi i dialogut do të ndihmojë vendet në rrugëtimin e tyre drejt familjes së madhe evropiane. Komentet e tij erdhën pas takimit me ministrat e jashtëm të Bllokut.

All - Paragraf - 3

Borrell pranoi se procesi i dialogut nuk është aspak i lehtë, por tha se është e domosdoshme gjetja e një zgjidhje, për të cilën janë duke u angazhuar të dyja palët.

Gjithashtu komentoi edhe përfshirjen amerikane në proces. “Ekziston vetëm një dialog, ai që udhëhiqet nga ne”, theksoi shefi i diplomacisë së BE duke shtuar se mirëpret edhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara si partner i rëndësishëm. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos