
Një person ka humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raportoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, duke e çuar në 648 numrin total të viktimave.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 702 persona, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 68. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 16247, prej të cilëve 1231 ende aktivë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 33 pacientë, duke e çuar në 14368 numrin total të të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë. (A2 Televizion)