Koronavirusi në Kosovë, tre viktima dhe rritje e ndjeshme e rasteve të reja

Nga A2 CNN
9 Tetor 2020, 15:12 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, tre viktima dhe rritje e ndjeshme e rasteve

Kosova ka shënuar 79 infeksione me koronavirus, duke shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve të reja në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, janë shënuar edhe tre viktima, për një total prej 641 humbje jetësh.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije, gjithashtu, se janë shëruar 61 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 16.050 raste, ndërsa ai i rasteve aktive është 1159. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos