Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti dhe Vucic takohen në 15 qershor

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 13:48 | Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti dhe Vucic takohen në 15 qershor

Takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vucic, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian do të zhvillohet ne 15 qershor në Bruksel.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i BE, Peter Stano. Procesi i bisedimeve ka ngecur vjeshtën e vitit të kaluar, kur pala serbe ka hapur çështjen e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Përpara konfirmimit të datës për rinisjen e procesit, krerët  e të dyja vendeve kane vijuar me deklarata kontradiktore në lidhje me këtë Asociacion.

https://a2news.com/2021/06/03/ne-bruksel-per-formatin-e-ri-kurti-takimi-me-vucic-jo-per-dialogun-e-mocem/

Kurti ka thënë se nuk mund të formohet asnjë asociacion një etnik, ndërsa Vucic ka thënë se Kurti nuk ka nevojë të shkojë në Bruksel, nëse nuk dëshiron të bisedojë për formimin e Asociacionit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/03/vucic-per-takimin-ne-bruksel-te-diskutohet-asociacioni-ose-kurti-ska-pse-vjen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos